Një person është sulmuar me thikë në Gjilan, me ç’rast është detyruar të kerkojë ndihmë mjekësore.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se personi i dyshuar ende nuk është identifikuar.
“Gjilan 07.09.2023-02:40. Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike. Njesitet e hetuesise jane duke punuar per identifikim e personit te dyshuar”, thuhet në raport.