Site icon PrishtinaPress

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, i dyshuari ende në arrati

Mbrëmë në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri. Sipas policisë gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një fishek.

I dyshari nuk është arrestuar akoma.

“Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje , ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa njësia policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një predhe dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet ne njofimin e PK-së.

Exit mobile version