Një vrasje është raportuar sot në Kijevë të Malishevës.
Nga Policia e Gjakovës e kanë konfirmuar për PrishtinaPress se personi i dyshuar është arrestuar sepse ka vrarë një person.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete).
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, thuhet në përgjigjen e dhënë për PrishtinaPress.
Rrjedha e hetimeve është duke vazhduar në kordinim më pas me prokurorin e shtetit.
PrishtinaPress do të i’u mbajë të informuar lidhur me këtë rast.