Site icon PrishtinaPress

Vrasje në Dumnicë të Podujevës

Policia njofton për vrasjen e një personi të gjinisë mashkullore në Dumnicë të Epërme të Podujevës.

Viktima është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij të dielën pas orës 18:00.

Rasti po hetohet, përderisa nuk ka ndonjë të arrestuar.

Rasti është cilësuar si vrasje në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE/Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime./PrishtinaPress/

Exit mobile version