0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje e rëndë në Podujevë, dyshohet se gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Podujevë si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.

Sipas raportit të Policisë, deri të ky incident ka ardhur për shkak  të një mosmarrëveshjeje në trafik, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE E RËNDË

Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img