Të premten ka ndodhur një vrasje në Malishevë, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje një nipi ka vrarë axhën e tij.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është arrestuar menjëherë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./PrishtinaPress/