4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në tentativë në Prizren, ky është personi që mbeti i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur dje si pasojë e të shtënave me armë zjarri te Tranziti i Vjetër në Prizren. Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërsa Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin,

Sinjali mëson se viktima është Luan Delili.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se pas konfliktit verbal me Delilin kanë eskaluar në përdorim të armës.

Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht për identitetin e njërit prej të arrestuarve, i cili është Shaban Mullallari.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha Sinjalit se rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

“Policia në Prizren ka marrë informatë rreth orës 14:20 se te Tranziti i Vjetër ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të shtënat një person ka marrë plagë. I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Dy të dyshuar janë arrestuar nga njësitë policore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave material një pistoletë dhe gjashtë fishekë. Me rastin po merren njësitë hetuese në Rajonin e Prizrenit dhe hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për rastin është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img