Site icon PrishtinaPress

Vrasja në Skenderaj: Policia arreston edhe të dyshuarin e dytë

Pas arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e një vrasje në Skenderja, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar edhe një person të dytë të dyshuar për rastin.

“I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin”, thanë nga Policia e Kosovës.

Postimi:

Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë

Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.

I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Exit mobile version