2.7 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Vrasja në Skenderaj, arrestohet njëri nga të dyshuarit, tjetri në arrati- Policia del me detaje të reja

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në Skenderaj, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, raporton Demos.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, viktima është identifikuar si I.I., 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Policia ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit kryesor. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë dhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin H.I., 62 vjeç, i cili kishte në posedim tri armë të tipit revole. Megjithatë, një person tjetër i dyshuar vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img