10.1 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Vrasja në Podujevë, arrestohet një person që dyshohet se ishte bashkë me dorasin

Podujeva sot u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i vrarë, teka gruaja e tij u plagos, transmeton Paparaci.

Viktima Valmir Breznica u qëllua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet, ndërkohë që ende s’është kapur personi që e ekzekutoi të riun.

Sipas Sinjalit, tashmë është arrestuar një person që dyshohet se ka qenë bashkë me dorasin.

Personi që mbeti i vrarë Valmir Breznica, i cili njihej me nofkën “Dhija” nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e tij. Ndërsa bashkëshortja e tij, e cila u plagos, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Po ashtu u tha se gruaja që u plagos ka qenë bashkë me burrin e saj në momentin kritik, ashtu që posa ka nisur të vrapojë kur janë dëgjuar të shtënat, është qëlluar edhe ajo, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ndërkohë, Raporto24 ka publikuar disa fotografi, ku shihet personi i dyshuar duke nxjerrë armën, me të cilën vrau më pas të riun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img