Site icon PrishtinaPress

Vrasja në Malishevë/ Arrestohen katër persona, konfiskohet një armë

Katër persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e cila ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës.

“Njësitet e nevojshme policore i kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë ai.

Exit mobile version