1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në Gjilan, Kastrati kërkon që rasti të trajtohet me seriozitet

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas rastit në Gjilan, ku një polic e vrau një qytetar.

Ai ka thënë se vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit prej një pjesëtar i Policisë, i ka tronditur të gjithë.

Kastrati thotë se ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri.

“Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ndërkaq, personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img