0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në Emshir, Avokati i Popullit thotë se autoritetet nuk e vlerësuan sa duhet rrezikun për të cilin kishte lajmëruar viktima

Avokati i Popullit, në pajtueshmëri me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor, u ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse Raportin ex officio nr. 150/2021 që ka të bëjë me vlerësimin e detyrimeve të organeve shtetërore për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga dhuna në familje.

“Raporti trajton veprimet dhe mos mosveprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir në Prishtinë, me ç’ rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj bëri vetëvrasje. Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër dhunës në familje. Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën”, thuhet në njoftimin për media.

Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar.

Raporti e plotë mund ta gjeni në këtë link.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img