Site icon PrishtinaPress

Vrasja në Durrës: Fëmijët vranë babanë, merret në mbrojtje nga policia nëna e tyre

Babai i vrarë dhe vajza me djalin e tij, të dyshuarit për vrasjen

Pëllumb Meta, 50-vjeçari i cili u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij, është varrosur sot.

Ndërkaq gruaja e tij, Blerina Meta është marrë në mbrojtje nga policia.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania nëna e tre fëmijëve që vranë babanë është shoqëruar nga policia e Durrësit ne familjen e te atit të saj në Laç.

Krimi i rëndë u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh viktima ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta.

Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.

Exit mobile version