0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në burgun e Peqinit – Sokol Mjacaj del nesër para gjykatës

Seanca gjyqësore për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për Sokol Mjacaj dhe zyrtarët e IEVP Peqin, do të zhvillohet të martën në orën 10:00 në Gjykatën e Elbasanit.

Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin, të Premten e shkuar, ndërsa i plagosur mbeti dhe shoku i qelisë së Lleshit, Indrit Shaqja.

Thuhet se vrasja ka të bëjë me një porositje nga jashtë në formë gjakmarrjeje, Mjacaj e ka mohuar para hetuesve, duke mos përmendur asnjë emër tjetër.

Megjithatë bazuar në këto dyshime policia ka ushtruar kontroll në banesën e vëllait të Mjacaj me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin.

Në pranga kanë përfunduar dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit, mes tyre dhe drejtori i komanduar Kamber Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img