Ngjarja në “Bon Vivant” në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 17 të tjerë ka marrë vëmendjen e ekzekutivit.
Në mbledhjen e qeverisë, pritet të shqyrtohet një projekt-udhëzim administrativ në pjesëmarrjen e fëmijëve në Klubet e Natës.
“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme (MPB)”, thotë pika e katërt e rendit të ditës.