13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në “Bon Vivant”, Gjykata e Prishtinës jep detaje për vendimin ndaj të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.G për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe SH.K për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe  Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari M.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) viteve, në të cilin dënim  do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga

data 13.10.2014 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.500 (njëmijë e pesëqind) euro.

Të akuzuarit  M.G i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

I akuzuari SH.K  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 13.10.2014 deri më 22.01.2019 dhe nga data 18.12.2020 e tutje.

Të akuzuarit  SH.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Obligohen dy të akuzuarit ti paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës, si dhe paushallin gjyqësor secili në shumë prej nga 400 (katërqind) euro, si dhe në emër të Fondit për mbrojtjen e viktimave të paguajë veç e veç shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Të akuzuarit  M.G dhe SH.K me datë 13.10.2014 rreth orës 15:40, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë  kishin privuar nga jeta tani të  ndjerin  RR.U,  i cili ishte punëtor i sigurimit në këtë lokal.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img