Site icon PrishtinaPress

Vrasja e Triumf Rizës/ Gjykata me vendim: “Liza” me 100.000 euro i shpëton paraburgimit

Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë gjatë këtij viti, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”, i cili dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007.

Edhe pse kjo vrasje kishte tronditur Kosovën, Gjykatës Themelore nuk i prishi fort punë dhe vendosi që të dyshuarin ta lirojë sot nga paraburgimi, me kushtin e vetëm që është deponimi i të hollave.

Në dokumentin që ka siguruar GazetaBlic, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kërkuar të pandehurit njëqind mijë euro deponim në arkën e kësaj Gjykate.

Kujtojmë se, “Liza” njihet si bashkëpunëtori i Enver Sekiraqës në kohën kur kishte ndodhur tragjedia dhe prej atëherë kishin nisur hetimet.

Ka qenë i kërkuar për shumë vite nga Policia e Kosovës, teksa “Liza” ra në duart e Polcisë , më 16.07.2023 (ditë e diele) në ora 17:00, në Batllavë të Podujevës.

 

Exit mobile version