4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e trefishtë në Kaçanik, dëshmitarët thonë se tani i ndjeri N.B. u kishte thënë se po e përcjell njëri nga të akuzuarit

Prishtinë-Në gjykimin ndaj Afet dhe Agron Dalloshi, të akuzuar se me 40 fishekë kishin vrarë tre persona dhe e kishin lënduar një tjetër, dëshmitarët Isa Vishi dhe Agim Baftiu kanë thënë se tani i ndjeri N.B. iu kishte thënë se atë po e përcjellë tani i akuzuari Afet Dalloshi.

“2-3 ditë para rastit N.B ka qenë tek unë edhe gjatë bisedës ai më ka thënë , “Agim mua janë ka më përcjellin nuk kam asgjë me ta” e unë kur e pyeta kush, ai tha “kerri i Afet Dalloshit”, deklaroi dëshmitari Agim Baftiu.

Dëshmitari Vishi tha se, “Para vrasjes jam takuar me N.B, i njëjti më ka thënë se janë duke e përcjell, e ka përmendur Afet Dalloshin”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, dëshmitari Vishi tha se arsyen se pse po e përcillnin atë nuk ia kishte thënë.

“Ka po shkojmë po na përcjellin, por nuk më ka thënë arsyen pse po e përcjellin”, tha dëshmitari Vishi.

Sipas tij, ata kishin pasur konflikte por, për të njëjtat ai tha se nuk është në dijeni.

Dëshmitari Vishi, tha se nuk është në dijeni se kush e ka kryer vrasjen e trefishtë, duke shtuar se nuk ka qenë në ngjarje.

Lidhur me këtë rast, dëshmitari Baftiu tha se ka kishte dhënë deklarata edhe me parë si në EULEX, UNMIK dhe në Burgun e Dubravës e të cilave deklarata ai tha se edhe tani ju përmbahet të njëjtave.

Baftiu po ashtu ka thënë se, pas vrasjes së trefishtë ka pasur kontakt me tani të akuzuarin Afet Dalloshin, të cilit ia kishte rregulluar veturën e markës Golf 3 ngjyrë e bardhë, e që për të cilën veturë sipas tij, bëhej fjalë se gjoja po e përcjell N.B.

“Dhe pas disa ditësh tek sheshi i flamujve- “Te Lushi”, e kam pyetur Afetin kush e ka pas kerrin tënd natën kritike, Afeti më ka thënë “nuk jam i sigurt nëse e kam pasur unë apo Agroni”, ka thënë tutje dëshmitari Baftiu.

Sipas dëshmitari Baftiu, Afeti i kishte thënë se nuk ka lidhje asgjë me rastin.

“Kur Afeti ka ardh me marr veturën e ndrequr kemi biseduar, ai më ka thënë “Agim unë nuk kam lidhje asgjë me rastin e juve që ka ndodhur, të garantoj në qoftë se kam diçka lidhur me këtë hajde serbez tek shpija vrajem, sepse nuk kam dijeni për këtë”, deklaroi Baftiu.

Gjatë kohës së ngushëllimeve për tani të ndjerët, dëshmitari Baftiu tha se, janë përmendur shumë emra si kryerës të mundshëm të veprës penale si: Xhabir Zharku, Nysret Cena, Afet Dalloshi, Agron Dalloshi, Besnik Hasani Shpend Qerimi, mirëpo shtoi se nuk është në dijeni nëse këta persona e kanë kryer vrasjen.

“Por unë nuk e di se nëse këta persona e kanë kryer vrasjen sepse me pas dit ndoshta nuk do isha këtu”, tha Baftiu.

Në këtë seancë janë dëgjuar edhe dëshmitarët, Kadri Brahimi dhe Berat Baftiri.

Dëshmitari Brahimi i cili njëherit tha se ka qenë shok me tani të ndjerin N.B, deklaroi se i ndjeri N.B. ka pasur telashe me Nysret Cenen dhe Afet Dalloshi ndërsa sipas tij, me Agron Dalloshin nuk kishte dëgjuar që ka pasur telashe.

E këto telashe, sipas Brahimit kanë pasur lidhje me një veturë, përkatësisht një borxh për Nexhat Koxhën.

Tutje, dëshmitari Brahimi tha se ka ndodhur që ndonjëherë tani i ndjeri N.B. të ketë kërkuar ndihmë për ta përcjellë nga Ferizaj deri në fshatin Dubravë, pasi që sipas tij i ndjeri N.B. dyshonte se ishte i rrezikuar nga emrat e përmendur më lartë.

“N.B ka pasur frikë sepse ka parë diçka lëvizje, ka dyshuar, e ka parë dikë, ai e di kënd e ka pa, ku di unë dhe mua më ka thënë që ta përcjell deri tek shtëpia, unë e kam përcjell deri tek shtëpia dhe asgjë nuk ka ndodhur gjatë rrugës, N.B ka qenë me veturën e tij përpara ndërsa unë me Hajredin Shahinin me veturën time i kemi shkuar nga mbrapa deri në fshatin Dubravë deri tek shkolla”, tha po ashtu i njëjti.

Brahimi mohoi të ketë pasur ndonjëherë kërcënime nga Nysret Cena e Afet Dalloshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img