Site icon PrishtinaPress

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria thotë se do vërtetohen motivet e vrasjes e mbrojtja pafajësia e të akuzuarve

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, Prokuroria në fjalën hyrëse tha se me provat e cekura në aktakuzë do të vërtetohen motivet dhe dashja e veprës penale, ndërsa mbrojtja i sheh provat si të pambështetura dhe thotë se do vërtetohet pafajësia e të akuzuarve.

Ata akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në fjalën hyrëse, prokurorja Sahide Gashi, tha se këtë ngjarje do ta përkufizojë si “dy dashuri të mëdha, që përfunduan me katër jetë të humbura”.

Ajo tha se në njërën anë është një vajzë e re që i mori jetën vetes për shkak të një dashurie, e në anën tjetër për shkak të dashurisë së vëllezërve dhe babait ndaj vajzës dhe motrës, morën tri jetë.

Prokurorja tha se pa mëdyshje do të vërtetohet se të akuzuarit Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, në natën kritike të 26 nëntorit 2021, kanë kryer veprën penale të përshkruar si në aktakuzë.

Prokurorja Gashi tha se motivin e kryerjes së kësaj vepre do ta dëshmojnë katër shoqet e H.M., të cilat do të flasin për mëngjesin e ditës kritike dhe marrëdhënien me viktimën G.

“Se çka ka ndodhur natën kritike dhe tmerrin e asaj nate, do të dëshmojnë pasagjerët e autobusit Erblini sikurse edhe e përshkruajnë ata kryerësin e drejtpërdrejtë të këtij krimi”, tha prokurorja Gashi.

Ajo tutje shtjelloi se me cilët dëshmitarë do të provohen dhe do vërtetohet ngjarja edhe pas kryerjee së veprës, si dhe hetuesit dhe ekspertët e fushave të caktuara.

Për raportin e kontrollit të sekuestirimit të shtëpisë së Halil Mehemtajt, tha se do të vërtetohet se janë municioni ekzistues i blerë kohëve të fundit automatik AK-47 me 150 fishekë, me të gjitha karakteristikat e ngjashme me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Në fund, prokurorja tha se nese vlerësohen drejt dhe konform ligjt provat, do të vërtetohet se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale në fjalë me dashje dhe qëllim hakmarrjeje nga tani i ndjeri G.Gj. Kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe dënohen sipas ligjit, në maksimalen e paraparë të dënimit.

Kurse, mbrojtësi i viktimave, Demë Hasanaj, mbeti pranë fjalës hyrëse të prokurores dhe bazuar në dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale, njoftoi trupin gjykues se në seancat e radhës do t’i dëgrojë deklaratat e dëmit për secilin të dëmtuar veç e veç në mënyrë të specifikuar.

Më pas, përfaqësuesi i palës së dëmuar, avokati Arjanit Koci, tha se ky rast sipas tij është më i rëndi, më tragjiku dhe i ndjeshmi  që ka ndodhur në Kosovë që nga koha e pasluftës.

Koci tha se provat materiale e kanë bindur se Prokuroria ka kryer një punë të mirë, ku prej 156 fishekëve që janë gjetur përgjatë bastisjes, në bazë të ekspertizës kanë rezultuar se 123 janë të njëjtë, me karakteristka të njëta dhe nga prodhuesi i njëjtë sikurse gëshozjat që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se një fishek që është gjetur në shtëpi pas basitjses, sipas ekspertizës është goditur me gjilpërën e njëjtë, të cilat janë goditur gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, sipas tij këto janë prova të pakontestueshme.

“Në anën tjetër, alibia e të akuzuarve është inekzitente derisa Kreshniku e Kastrioti thonë se gjatë kohës kur ka ndodhur krimi, kanë qenë në shtëpi dhe se nuk kanë komunikuar në telefon, provat që i kanë nxjerrë Prokruroia, dëshmojnë të kundërtën. Ata kanë komunikuar në orën 19:22:44 ditën kritike rreth 30 minuta, pas rastit sipas provave të Prokurorisë, Kreshniku e kontakton në telefon Kastriotin, biseda zgjat 15 sekonda”, tha avokati Koci.

Sipas tij, dëshmitë e dëshmitarëve shkojnë në atë drejtim se të gjitha pretendimet e aktakuzës do të vërtetohen.

Në fund, ai e mbështeti në tërësi prokurorinë, dhe kërkoi drejtësi për viktimat G., L., dhe K., dhe të gjithë të dëmtuarit në këtë rast.

“Jam i bindun se në fund do të vërtetohet se këta janë vrasësit që janë vra viktimat, i kam thanë hetuesisë kur i kanë marrë nese s’dalin qeta, më kanë ardhë djemt prej Gjermanie e unë jam dalë e kam vra djalin tem”, tha i dëmtuari B.H.

Edhe i dëmtuari F.M., e përkrahu fjalën e prokurores, dhe kërkoi kompesnimin e dëmit nga shtetit por jo nga pala e akuzuar.

Gjithashtu edhe për të dëmtuarin B.T, përfaqësuesi ligjor i tij (prindi), e mbështeti fjalën hyresë të prokurores dhe kërkoi dëmshpërblim.

Fjalën e prokurores Gashi e përkrahën edhe të dëmtuarit B.H., B.M dhe E.O., duke e kërkuar dëmshpërblim lidhur me tragjedinë.

Më pas, mbrojtësja e të akuzuarit Kastriot Mehmeti, avokatja Kosovare Kelmendi, tha se kjo tragjedi e cila ka prekur mbarë opinionin vendor, u paraqit si një ndër rastet me të ndjeshme të deritamishme në analet gjyqësore.

Andaj, tha se si e tillë që nga fillimi i hetimit të saj por në veçanti tani në fillimin e shqyrtimit, meriton dhe duhet të trajtohet në përkujdesjen por edhe me përkushtimin më të madh.

Pas analizimit të të gjitha provave, avokatja Kelmendi tha se konsideron se trupi gjykues gjatë shqyrtimit gjyqësor do të bindet se aktakuza e ngritur nga Prokurori kundër familjes Mehmetaj, është një hap tejet i gabuar dhe i ngutshëm i hetuesisë dhe prokurorisë.

“Hetimi i filluar dhe përfunduar vetëm mbi bazën e supozimit dhe të ekzistimit të motivit, konsideroj se është një përfundim i gabuar dhe ky hetim me përfundim të gabuar jo vetëm qenka orientuar gabimisht Prokuroria,  por se e ka penguar tërësisht ndriçimin e saktë dhe të drejtë në këtë çështje penale”, tha avokatja Kelmendi.

Ajo tha se në fund të shqyrtimit gjyqësor, nuk do të mund të vërtetohet asgjë tjetër përpos pafajsisë së Kastriot Mehemetajt dhe familjarëve të tij.

“Kur ka ndodh tragjedia në familjen tonë, kur ka ndërruar jetë H.M., ne drejtësinë ia kemi lënë hetuesisë dhe prokurorisë, motra janë e ka lënë një letër por ajo nuk e fajëson asnjë person, pas përfundimit të procesit hetimor dhe pocedurave të tjera kemi marrë në përfundim një përgjigje nga sistemi i drejtësisë se ka qenë një depresion momental, ne e kemi besu dhe famija janë nuk e ka pasur asnjë dyshim për asnjë person”, tha i akuzuari Kastriot.

Sipas tij, për pretendimet e Prokurorisë do dëshmohet me fakte se familja e tij është e pafajshme dhe se po akuzohen padrejtësisht.

Gjatë shqyrimit gjyqësor, mbrojësi i të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, avokati Sylë Lokaj tha se gjatë administrimit të provave, nuk do të gjejnë asnjë provë e cila do ta vërtetojë që i pandehuri Kreshnik Mehmetaj ka qenë në çfarëdo forme i implikuar në këtë vrasje.

Sipas tij, nga provat që do të administrohen, do të provohet se pikërisht në kohën kur ndodhi ngjarja i pandehuri Kreshnik ishte në shtëpinë e tij së bashku më nënën dhe vëllaun e tij, Kastriotin.

“Kjo aktakzuë që ju e keni barrë për ta gjykuar dhe për të vërtetuar besueshmërinë e saj, lidhur me implikimet e të pandehurit Kreshnik në këtë esponal ju do të bindeni se ajo është ndëruar duke u bazuar me të vetmen provë joprofesionale dhe krejtësisht të njëanshme eksperizën balistike”, tha avokati Lokaj.

Avokati Lokaj, tha se pas adminstimit të provave, do të vërtetohet se në shtëpinë e të pandehurit Halil, janë gjetur disa municione që kanë mbetur që nga koha e pasluftës dhe për t’i lidhur ata me këtë ngjarje, sipas tij është joreale.

Lokaj, tha se Prokuroria nuk ka arritur ta lidhë provën -dëshminë (fishekun e mbetur me gëzhojat) e vendit të ngjarjes dhe në fund tha Kreshnik Mehmetaj nuk është kryerës i veprave penale për të cilat ngarkohet.

I akuzuari Kreshnik e mbështeti mbrojtësin e tij, duke thënë se ata  janë të pafajshëm.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Halil, avokati Florent Latifaj, tha se i mbrojturi i tij me asnjë veprim nuk ka shtyrë askënd për motive të vrasjes dhe kjo nuk mund të gjendet as në provat e shkresave të lëndës. Sipas tij, ato se çfarë kanë, janë thashethemet e fshatit, që Prokuroria i përdor si të do.

Ai tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor, do të vërtetohet se i mbrojturi i tij nuk është kryerës i veprës penale për të cilën akuzohet.

Kurse, i akuzuari Halil Mehmetaj tha se bastisjen decidivisht e cek si ndërhyrje në privatësi dhe cenim të familjes.

Ai tha se ai e njeh Kanunin, që pretendimin e Prokurorisë se ora e vendosur mbi varr simbolizon hakmarrje apo gjakmarrje thotë se s’di nga është marrë, por sipas tij atë ia kishte vendosur vajzës në oborr e jo tek varrezat.

“Janë të pranishëm familja Mustafaj, Hamzaj, që jam rritë me ta dhe janë familjarët e mij, familjarët e tij se ora vajzës sime ju ka vendos në oborrin tim e jo tek varrezat. Unë ju ofroj fakte me qindra njerëz që kanë qëne të pranishëm ku unë e kam vendos orën si dhe imami- hoxha, nese prokurorja ka preteduar se familjen time ta njollos dhe ta ndërlidhë më familjen Gj., e ka ndyrë familjen time dhe rrethin, nuk e ka lënë trupin e H., të pushojë e qetë”, tha i akuzuari Mehmetaj.

Më pas, seanca është ndërprerë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. /BetimipërDrejtësi

Exit mobile version