1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e tre ushtarakëve në Jordani, Rama i shkruan letër Bidenit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas vrasjes së tre ushtarakëve pak ditë më parë në Jordani.

Rama shkroi se në momente të vështira duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe Shqipëria si aleate qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri.

I dashur Joe, në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për William Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën finale duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkroi ai.

Ndryshe, tre rezervistë amerikanë kanë mbetur të vrarë më 28 janar si pasojë e një sulmi me dron në një bazë amerikane në Jordani.

SHBA-ja ka fajësuar Iranin për përfshirje në sulm, derisa ka paralajmëruar se “do ta hetojnë tërësisht këtë rast”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img