-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e të moshuarit në Dumnicë të Podujevës, akoma asnjë person i arrestuar

Të dielën Salih Salihu është vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Për vrasjen e tij nuk është arrestuar asnjë person deri më sot.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë hetime intensive për zbardhjen e rastit.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj.

Lidhur me raportimet në media, familjarët i kanë thënë T7 se vrasja e tij nuk ka ndodhur për hakmarrje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img