0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e shqiptares në Gjermani: U mundua të pajtojë çiftin e divorcuar, e pësoi me jetë

33 vjeçarja M.M., nga Gadimja e Lipjanit u vra të shtunën mbrëma nga kunati i saj në Gjermani i cili kishte shkuar tek shtëpia e ish gruas së tij. I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e tij, 38 vjeçarin F.S.

Mësohet se M.M. dhe F.S., në shtëpinë e ish kunatës kishin shkuar për të ndërmjetësuar që ta shpëtojnë martesën e saj, e më pas krimi ka ndodhur po aty.

Gjatë së hënës në familjen e viktimës kanë hapur të pamën, mirëpo nuk pranuan të komentojnë diçka publikisht, pos të tregojnë se vajza e tyre nuk ka pasur asnjë problem me familjen e burrit të saj, njofton Klan Kosova.

Në lidhje me rastin nuk folën as familjarët e të plagosurit njëkohësisht edhe t dyshuarit, që janë nga Ferizaj.

Gjatë ngjarjes raportohet se dëshmitarë ishin edhe disa fëmijë, ndërkaq jozyrtarisht, Klan Kosova mëson se i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj ish bashkëshortes së tij.

M.M, pas vetës ka lënë tre fëmijë, e varrimi i saj do të bëhet në Gadime.

Sipas mediave gjermane, mosmarrëveshja në një apartament në një ndërtesë apartamentesh në Theodor-Körner-Straße në Löhne u zhvillua rreth orës 21:15.

Në mbrëmje, autori i krimit, për të cilin mediat në Kosovë kishin raportuar se ishte nga Ferizaj, shkoi në ish-banesën e familjes së tij.

Vëllai (38), i cili po vizitonte gruan dhe tre fëmijët e saj, e informoi atë se ai nuk dëshironte të fliste me të.

Sidoqoftë, burri, i cili kishte një armë zjarri dhe një shkop me vete, mundi të hynte në apartament pak më vonë dhe, sipas policisë, papritmas filloi me të shtëna armësh në drejtim të anëtarëve të familjes, të pranishëm.

Mediat gjermane më tej tregojnë se disa mjekë të urgjencës dhe punëtorë të shpëtimit u kujdesën për të plagosurit ndërsa gruaja me sa duket vdiq gjatë rrugës për në spital – vëllai gjithashtu pësoi një plagë me armë zjarri dhe në mbrëmje u tha se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Të gjashtë fëmijët u morën nën kujdesin e autoriteteve ndërsa burri që sulmoi banesën pësoi lëndime kërcënuese për jetën.

Në veturën e tij VW Passat të tij, që ishte e parkuar para shtëpisë, detektivët zbuluan gjithashtu një armë tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img