7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e rëndë në Malishevë: I dyshuari dhe viktima punonin bashkë, dalin pamjet – FOTO

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Basha nga fshati Vraniq i Suharekës. Djali i tyre, Avniu, u gjet pa shenja jete në fshatin Banjë të Malishevës, pasi i njëjti dyshohet se u privua nga jeta nga shoku i tij, Isuf Zogaj, i cili tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithçka ndodhi rreth orës 07:00, kur Zogaj dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të shokut dhe bashkëpunëtorit të tij, Avniut. Ky i fundit mori plagë të rënda, të cila dolën të ishin fatale për të.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ekipi mjekësor i Emergjencës, konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, tha Elezaj për Sinjalin.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje.

Mediat lokale kanë publikuar pamje ku i dyshuari dhe viktima shihen se kanë punuar së bashku në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal për motive banale mes dy personave të përfshirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img