1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e rëndë në Dragodan: Këta janë të dyshuarit nga familja Mustafa që privuan nga jeta 50-vjeçarin

Pasditen e së shtunës, në lagjen Arbëria në Prishtinë, në afërsi të një hoteli u vra një person, i cili u qëllua me armë zjarri dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Për motive akoma të panjohura, viktima u gjuajt nga njëri prej të dyshuarve, që tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Tre anëtarë të familjes Mustafa janë marrë në pyetje si të dyshuar, dy prej tyre për vrasje, e tjetri për ndihmën pas kryerjes së veprës penale..

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat e arrestuar për këtë rast janë Avni Mustafa dhe Mustafë Mustafa, që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Pasi viktima u privua nga jeta, ndihmën atyre dyshohet se u dha Leutrim Mustafa, i cili do të hetohet për veprën “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Rasti ndodhi pas orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku banorët u tmerruan kur dëgjuan të shtënat me armë që ishin tragjike për viktimën. Vdekjen e të ndjerit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa edhe dy nga tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka u dërguan në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në objektet përreth vendit ku ndodhi vrasja. Si dëshmi për rastin, Sinjali mëson se janë konfiskuar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur, gëzhoja, si dhe një mjet i mprehtë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve, Avni dhe Mustafë Mustafa, kurse i dyshuari tjetër Leutrim Mustafa është lënë i lirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img