1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e policit në Zllatar: Dalin emrat e 15 policëve të tjerë të suspenduar nga puna

Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Për vrasjen aksidentale të tij janë suspenduar 15 zyrtarë policorë. Prej tyre, 1 polic është i dyshuar për vrasjen, 5 policë janë të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës, si dhe 9 policë të tjerë për fshehjen e veprës penale, raporton Demokracia.com.

Polici i dyshuar për vrasjen dhe 5 policët e dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, aktualisht janë në paraburgim. Ndërsa, 9 policët e tjerë të suspenduar për fshehjen e veprës penale aktualisht janë duke dhënë deklarata lidhur me tragjedinë në Zllatar, ku humbi jetën polici i ri Lirim Haxholli.

Demokracia.com mëson emrat e 15 policëve të suspenduar, të cilët ishin pjesë e ndejës në Zllatar, ku kishte gjuajtje festive me armë zjarri:

  1. Fatlum Mehmeti
  2. Xhafer Berisha
  3. Gëzim Tahiri
  4. Adis Berisha
  5. Elit Thaqi
  6. Artan Morina
  7. Bleart Misiri
  8. Ilir Salihu
  9. Arjan Menxhiqi
  10. Rron Aliu
  11. Astrit Zaberrgja
  12. Enis Imeri
  13. Valdet Rrahimi
  14. Florent Ahmeti
  15. Ali Ahmetaj.

Lidhur me vrasjen e policit Lirim Haxholli, në qendër të mbajtjes për 48 orë është dërguar polici Fatlum Mehmeti.

Ndërsa, për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Përdorim i armës apo mjetit ët rrezikshëm”, në qendër të mbajtjes për 48 orë janë dërguar Gëzim Tahiri, Florent Ahmeti, Enis Imeri, Elit Thaqi dhe Bleart Misiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img