-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e Nikulajt, ish-prokurori: Shqiptarët mendojnë se një i huaj s’mund të jetë kriminal, sfidë e re për policinë

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi vrasjen e Ardian Nikulaj më 19 Prill të këtij viti brenda biznesit të tij në Lezhë, nga portugezi Ruben Saraiva.

Ish-prokurori tha se kjo ngjarje përbën një sfidë të re për forcat blu pasi ka një ndërthurje të krimit të organizuar me atë për motive gjakmarrjeje.

“Nga infot që janë marrë policia në bazë të dinamikës arriti të gjejë dhe vendngjarje të tjera. Ngjarja është zbardhur në kohë rekord, policia ka bërë një punë të kujdesshme, autorët pavarësisht nga perfeksioni i kryerjes profesionale patjetër do lënë gjurmë. Për këtë arsye ka qenë impenjimi, profesionalizmi mbase dhe këmbëngulja e grupit hetimor që bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes. Në pikëpamjen procedurale, penale kemi të bëjmë me një fillim të ri dhe sfidë të re policie, kemi motiv gjakmarrjeje me krimin e organizuar, për këtë arsye është sfidë e re për mënyrën si do kryhen hetimet. Duke pasur në konsideratë të gjitha të dhënat, kemi të bëjmë me një grup që ka kryer me kujdes çdo veprimtari vëzhguese dhe ndihmuese dhe financimi për ta ka qenë i lartë.”

“Në këtë prizëm është grup i mirëstrukturuar kriminal, sa i përket motiveve që do dalin gjatë hetimit të mëtejshëm, duhet të mendojmë se objektivi që kishin e bënte të pamundur të kishin rekrutues nga Shqipëria, në pikëpamje të veprimtarisë kriminale që do kryenin. Objekti është i rëndësishëm, ka pasur mbrojtje personale, njerëzit e dikujt tjetër bien në sy kur qarkullojnë dhe aq më tepër duke njohur zakonet e zonës nuk do merrnin përsipër të hynin në shtëpinë e dikujt të kryenin vrasjen dhe të dilnin pa u lagur. Personat që kanë autorizuar vrasjen e kanë menduar në perfeksion këtë gjë. Grupi hetimor me intuitën e tij arriti që nëpërmjet dokumentave të një mjeti motorik arriti të zbërthejë emrat e tjerë, policia ka vlerësuar çdo detaj të gjendur në vendngjarje. Policia e Lezhës ka arritur që me provat e gjendura në vendngjarje, kartë identiteti, të dhëna nga kompani telefonike etj, i kanë përpunuar.”

Beci theksoi se krimi nuk është më lokal dhe se i flet të gjitha llojet e gjuhëve.

“Qëllimin e tyre për të ulur vigjilencën e viktimës e kanë realizuar sepse gjithë shqiptarët mendojnë se një i huaj nuk mund të jetë kriminal, krimi flet të gjitha llojet e gjuhëve. Është një sfidë e madhe që i lind prokurorisë, nuk ka më krim lokal dhe policia duhet të jetë e përgatitur edhe për situata të tilla.”

Edmond Haxhia, dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë bashkë me vëzhguesit Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img