Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar pas vrasjen nga burri i saj të arsimtares Sadije Godeni.
Sindikalistët e Arsimit kanë thënë se dhimbjen për humbjen e kolegës së tyre e bënë edhe më të fortë fakti se dhuna në familje ka nisur sipas tyre të bëhet përditshmëri.
Reagimi i plotë:
Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni. Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më./Prishtinapress/