Site icon PrishtinaPress

Vrasja e katërfishtë, Vitia shpall të premten ditë zie – anulohen të gjitha aktivitetet për vitin e ri

Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie ditën e premte, pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur në familjen Zuka.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Vitisë  thuhet se nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie”, thuhet në njoftim.

Komuna e Vitisë po ashtu ka marrë vendim që të të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.

Exit mobile version