0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e ish-deputetit shqiptarë, dyshimet e para lidhen me detyrën që kishte në Velipojë

Në Shkodër, ekipet e policisë dhe prokurorisë po vazhdojnë hetimet për gjetjen e autorit të vrasjes një natë më parë të ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ekspertë të kriminalistikës ishin sot në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të gjetur gjurmë të armës, me të cilën u qëllua ish-deputeti. Ata kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë, që ndodhen në zonë, por pa arritur deri tani të identifikojnë ndonjë të dyshuar.

Ish-deputeti Pashko Ujka ishte me bashkëshorten, kur u qëllua në afërsi të banesës, në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas saj, nuk është dëgjuar asnjë e shtënë arme, ç’ka lë të dyshohet se mund të jetë përdorur armë me silenciator.

64-vjeçari Ujka u dërgua në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t’i mbijetojë një plage të marrë në kurriz.

Dyshimet e para rreth vrasjes së Pashko Ujkës lidhen me detyrën e tij si kryetar i komunës së Velipojës në periudhën 2011-2015, komunë kjo, që në atë periudhë, administronte një nga plazhet më të rëndësishme të vendit, atë të Velipojës, ku mbizotëronin ndërtimet e jashtëligjëshme./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img