Ish-deputeti Behgjet Pacolli ka përmendur një deklaratë të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se shumë shpejtë do të paraqitej një dëshmitar që do ta denonconte Pacollin për “vrasje të heronjve”.
Pacolli ka thënë se Peci nuk është bërë i gjallë më për këto pretendime.
“Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve””, ka shkruar Pacolli.
“Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera”, ka shtuar ai.
“Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë”, ka thënë në fund Pacolli.