7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e gruas në Skenderaj/Akuzat nga Ministrja e Drejtësisë – ky është sqarimi i Policisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë reagimi për rastit tragjik në Llaushë të Skenderajt kishte thënë se prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje” kurse mbrojtësja e viktimave kishte kërkuar që t’i dërgohet me email lënda e rastit në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.

Por nga Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim tjetër, duke thënë se mbrojtësi i viktimave del në vendin e ngjarjes vetëm kur prokurori udhëzon dhe se në të shumtën e rasteve lënda dërgohet përmes formës elektronike.

“Mbrojtësi i Viktimave, e cila kishte kërkuarqë lënda të dërgohet në formë elektronike tek e njëjta, pasi e njëjta ka sqaruar se mbrojtësit e viktimave nuk paraqiten në të gjitha rastet në intervista, përjashtuar në disa raste të caktuara, por lëndën hetuesit ua përcjellin në formë elektronike, përveç nëse prokurori udhëzon ndryshe;”, thuhet në njoftimin e policisës.

Sipas Policiës, viktima nuk kishte pranuar mbrojtje edhe pse i ishte prezantuar nga hetuesja e rastit.

“Ankueses/viktimës iu kishte prezantuar nga hetuesja e rastit mundësia për të ju siguruar urdhrin mbrojtës dhe për tu strehuar në strehimore, ku kërkesa për këtë kishte mbetur ti dërgohet mbrojtësit të viktimës, por me insistimin e djalit të saj (moshës madhore), i cili ka kërkuar nga nëna që të mos largohet nga shtëpia, të mos shkon as tek familjaret e saj (dajët) por as në strehimore, me faktin se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia, pasi do të kujdesen që prindërit mos të kenë më probleme mes vete, e njëjta është pajtuar dhe ka vlerësuar të qëndroj në familje e jo të dërgohet në strehimore”, thuhet më tej.

“Sipas procedurave të parapara ligjore është kontaktuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të prokurores kujdestare ishte vendosur që rasti të kualifikohet “Dhunë ne Familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img