1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e gruas në Pejë, Çitaku: Duhet të ndërmarrim hapa të menjëhershëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ka ndodhur ditën e premte në Pejë, ku një grua dyshohet se u vra nga djali i saj.

Çitaku ka thënë se gratë nuk po ndihen të sigurta as në rrugë, as në vend të punës e as në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta? Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo. Dhimbje pafund për jetët e që po shuhen dhunshëm çdo ditë. Si institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues. Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht e papranueshme”, thuhet në reagimin e Çitakut të bërë në Facebook.

Ndryshe, të premten në Pejë ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku dyshohet se një grua është vrarë nga djali i saj.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e viktimës, lidhur me rastin është duke u marrë prokuroria ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img