Site icon PrishtinaPress

Vrasja e biznesmenit në Lezhë, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë dhe një nënë të re, rrezikojnë 31 vite burg në Shqipëri

Tre britanikë, mes tyre edhe një nënë të re, rrezikojnë të dënohen dhe të vuajnë dënimin me burg në vendin tonë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që ekzekutuan biznesmenin nga Lezha, Ardian Nikulaj.

Daily Mail” shkruan se hetuesit shqiptarë pretendojnë se tre britanikë ishin të përfshirë në vrasjen e Nikuljat.

“Edmond Haxhia, me banim në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për të kryer vrasjen e biznesmenit në Lezhë. Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri”’, shkruan tabloidi britanik.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg.

Exit mobile version