Site icon PrishtinaPress

Vrasja e Besart Hasanit në Ferizaj, dënohet me 15 vjet burgim Albert Ramadani

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 15 vjet burgim Albert Ramadanin për vrasjen e Besart Hasanit, më 2018, në Ferizaj.

Ai është dënuar edhe 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata njofton se “i pandehuri A.R., është shpallur fajtor se më datë 28 shkurt 2018 në magjistrale Ferizaj – Prishtinë, përballë një kafiterie në Ferizaj, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me një veturë, të njëjtit mirrën vesh të takohen tek një kafiteri në Ferizaj”.

Aty sipas Gjykatë ishin ulur së bashku rreth një tavoline, ku në lokal kanë qenë F.R. (babi i të pandehurit) A.R.1. dhe A.R.2. (vllezërit e të pandehurit) D.K., dhe i ndjeri B.H.

Njoftimi thotë se “gjatë bisedës që kishin në mes tyre janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre dhe pastaj brenda në lokal ka filluar edhe konflikti fizik në mes tyre, ndërsa babai i të pandehurit e nxjerr jashtë tani të ndjerin B…, për ta qetësuar situatën, mirëpo i njëjti e godet babain e të pandehurit me kokë në pjesën e hundës dhe e rrezon ne tokë”.

“Atëherë i pandehur afrohet tek banaku i lokalit dhe merr revolen të cilën e vendos në brez dhe së bashku me vëllezërit e tij, dalin jashtë lokalit dhe fillon rrahja para lokalit, atëherë B…, fillon të ik në anën e kundërt të magjistrales, kurse te pandehurit vrapojnë pas tij, ndërsa i pandehuri A.R., nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dalur në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrezohet në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij, fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes i ndjeri B.H., ndërron jetë në vend të ngjarjes”.

Exit mobile version