-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Vrasja e Astrit Deharit e maskuar në vetvrasje. Ja dyshimet”

Shoqata e Kosovës për parandalimin e vetëvrasjeve ka reaguar ndaj vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Sipas një njoftimi lëshuar për medie, kjo shoqatë konsideron se vrasja e Astrit Deharit është maskuar si vetëvrasje.

Lexojeni të plotë këtë kumtesë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE
 
VRASJA E ASTRIT DEHARIT E MASKUAR NË VETËVRASJE
Në bazë të rezultateve preliminare të mjekësisë ligjore të deklaruar për opinion, mund të vihët deri të dyshimi i komplotit të organizuar për eliminimin fizik të Astrit Deharit.
 
Shoqata e Kosovës për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e shqetësuar për rastët e vrasjeve  enigmatike të qytetarëve të Kosovës, të cilat pavarësisht autopsive që bëhën nga ekspertët tanë dhe të huaj, rezultatët përfundimtare mbetën të pasqaruara e të mjegulluara dhe rastët nuk ndriçohën deri në fund.
Vdekja e aktivistit të VV Astrit Deharit është kulminacioni i tentimeve për manipulim të disa të vrarëve shqiptarë , rastet e të cilëve përfunduan si vetëvarsje siç është rasti i ahstuquajtur vetëvrasje e individit  i therrur me mbi 15 herë me thikë.
Manipulimi i parë:
Lajmi i parë për rastin tragjik të Astrit Deharit, ishte se ai kishte bërë vetëvrasje duke  përdorur  dozë të tepruar të barnave.
Lajmi se Astrit kishte bërë vetëvrasje ishte menduar gabimisht nga kryerësi/kryerësitë e vrasjës, duke u përpjekur të krjionin konfuzitet dhe asocim psikologjik në opinion ku secili do mendonte se Astriti kishte shkuar hapave të vëllait të tij të vetëvrarë më heret. Duke u munduar qê vrasja të kamuflohet në vetëvrasje pasi që shkëncërisht do të kishte mundësi të rezultonte si trashëgimi gjenetike e familjës. Mirëpo këmbëngulja e familjës se biri i tyre nuk ishte vetëvrarë, i detyroi që autopsia të bëhej nga mjeket ligjorë të Kosovës dhe të pavarurit të kërkuar nga familja.
Të hënën (07.11.2016),  menjëherë pas ekspertizës që iu bë trupit të pa jetë të te ndjerit, rezultoi: Astriti kishte gërvishje në fyt dhe disa prerje në duarë dhe se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Rasti i Astrit Deharit është vrasje më paramendim e aspak vetëvrasje
Duke u bazuar në rezultatet e para të autopsisë nga mjekësia ligjore, nuk mbetët asnjë dyshim se Astrit Dehari është mbytur dhe,  për mënyrën e vdekjës se tij është dirigjuar dhe  planifikuar kohë më parë, jo nga një indidivd , por nga një grup profesionistesh.
Në bazë të përvojës mbi vetëvrasjet , mbi vdekjen e Astrit Deharit mund të dyshohet :  varianti i parë :  se i ndjeri ka ndjerë lodhje të mos dali në shetijen ditore,  pas daljës se shokëve të dhomës, hyjnë dy rojtarë (ose një) dhe tenton me jastëk ose me duar ta shtërngojë/jnë në fyt , por ai reziston dhe atij ia shtërngojnë duartë me forcë duke lënë gjurmë të prerjeve në duarë dhe gërvishje në  fyt.
varianti i dytë – ndonjëri nga shokët e dhomës i infilturar nga ndonjë sherbim sekret, në bashkëpunim më rojtarin e burgut, pasi te dalin nga dhoma tjeret,  tenton  ta shtërngojë në fyt, por Astriti reziston dhe i mbetën gjurmet e gërvishjes në duar dhe fyt.
varianti i tretë– ftohet në burg ndonjë vrasës profesional në bashkëpunim më rojtarin e burgut të asaj dite të kobshme, që ta kryejë vrasjën ose duke ia zënë frymën më duarë ose më jastek, gjatë kohës sa shokët gjenden në shetijen ditore.

varianti i katërtë–  mund të dyshohet se shokët e dhomës e kanë mbytur para se të dalin në shetijen ditore   dhe kur të kthehen të paraqitën të befasuar se gjoja Astriti paska bërë vetëvrasje.

Varianti i sigurt– Astrit Deharit iu është zënë fryma me dhunë (gjithnjë duke u bazuar nga rezultatet e mjekësisë ligjore),  nga një ose më shumë persona. Hetimet gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm nga ekspertë tanë  dhe ndërkombëtarë të pa anshëm munden të identifikojnë vrasësin/sësit dhe komanduesin e këtij akti barbar dhe jo demokratik.
Vendim urgjent hetuesia e Kosovës/ Para humbjeve të gjurmëve është domosdoshme :
 

  1. që të merren në pyetje : rojtari/rojatrët e burgut të së shtunës
  2. të merrën në pyetje veç e veç shokët e dhomës dhe të burgosurit tjerë që mund të kenë dëgjuar apo parë diçka të pazakonshëm që ka ndodhur atë ditë
  3. që të merret ADN e të gjithë burgosurëve si dhe të rojtarëve të burgut.
  4. që ADN e të gjithëve të krahasohet më ADN e gjetur në gërvishje të duarëve dhe nê fyt të Astrit Deharit.
  5. që të shikohën kamerat nga të gjitha këndet që kanë inçizuar e veçanërisht të shikohet çdo sekond i gjirimeve të kamerave një orë para dhe një orë pas vrasjës.
  6. Analizat e gjakut të bëhën në dy laboratoriume të shtetëve perëndimore njëra e zgjedhur nga familja, në mënyrë që rezultatët  të jenë objektive e jo të manipulura.

 
Në bazë të rezultateve preliminare të mjekësisë ligjore të deklaruar për opinion, mund të vihët deri të dyshimi i komplotit të organizuar për eliminimin fizik të Astrit Deharit.
 

  1. I ndjeri Astrit Dehari, në bazë të rezultateve preliminare të mjekësisë ligjore, nuk ka pasur asnjë mundësi praktike që të gërvishte vetëvetën në fyt. Gërvishjet dhe prerëjet janë shenja se kundër tij është perdorur forca fizike nga dy ose më shumë persona. Nga rezultatet e analizave të gjakut mbetët të vertetohet se çfarë barna kishte pirë, apo nuk kishte pirë i ndjeri gjatë 24 orëve të fundit të jetës dhe më parë.
  2. Të rihapët dosja e Arbnor Deharit i cili humbi jetën tragjikisht në qershorin e vitit 2014, që të vertetohet se ishte vetëvrasje apo vrasje e kamufluar në vetëvrasje, me dyshimin se kundër familjës se Avni Deharit qendrojnë forca të errëta të ndonjë sherbimi sekret i shteteve që kufizohen më Kosovën e të cilët operojnë permes bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë e të cilet mbajnë poste të rëndësishme në vendin tonë.

QEVERIA E KOSOVËS MASA URGJENTE
 Shkarkimin imediat të Minstrit ë Brendshëm

  1. Shkarkimin imediat të Ministrit të Drejtësisë
  2. Shkrakimin imediat të Drejtorit të burgut në Prizren
  3. Arrestimin e menjëhershëm të rojtarit ose rojtarëve të burgut të asaj dite të kobshme.
  4. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj
  5. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu

BEHARE REXHEPI , Psikologe Klinike Shkencore
Drejtoreshë e Shoqatës së Kosovës për Parandalimin e Vetëvrasjeve
Tel: 044 215 883

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img