Një ari i cili ishte shfaqur disa herë radhazi në zonën e Brezovicës në hyrje të vikend zonës, është vrarë të enjten.
Policia e Kosovës menjëherë ka filluar intervistimet lidhur me këtë rast dhe po heton në hollësi vrasjen e ariut.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se hetuesia është shumë afër indentifikimit të autorit të këtij veprimi skandaloz.
Të njëjtat burime mësojnë se ariu ishte gjuajtur me armë zjarri, ku plumbi e kishte goditur në kokë. /PrishtinaPress/