0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 63 vjeçares nga burri i saj, vjen reagimi i Memli Krasniqit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar në Facebookun e tij pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë ku një 63 vjeçare dyshohet se u vra me sëpatë nga burri i saj.

Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se viktima ishte mësimdhënëse që tërë jetën e saj ia kishte dedikuar arsimit dhe pak ditë para pensionimit ajo u bë viktimë e dhunës në familje.

Ai ka thënë se është koha për strategji të mirëfillta për parandalimin e dhunës në familje.

Ky është postimi i tij:

Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte deduar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë.

Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img