Site icon PrishtinaPress

Vrasja e 60-vjeçarit në Vitomiricë të Pejës, Policia jep detaje

Dy të mitur janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje me një person tjetër e kishin goditur me mjet të mprehtë (thikë), ku si pasojë e goditjeve viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në rrugën “Hysen Hykaj”, në Vitomiricë të Pejës.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull  kosovar  të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë. Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Exit mobile version