-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Prokuroria e Ferizajt thotë se po shqyrton raportet

Ministria e Drejtësisë ka dërguar te Kryeprokurori i Shtetit raporte për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi me 30 nëntor 2022 në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK. 

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se raportet në fjalë i ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kjo e fundit tha se raportet janë duke u shqyrtuar.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar raportet në fjalë dhe të njëjtat janë duke u shqyrtuar nga ana e Prokurorisë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Ferizajt, dhënë Gazetës Express.

Për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë u la fajtor shteti, pasi e ndjera kishte edhe urdhër-mbrojtës sepse ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ish-burri.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave për rastin e Hamide Magashit do të ndëshkohet.

Por edhe pas më shumë se dy muajsh nga vrasja e saj, ende nuk është njoftuar për ndëshkimin e asnjë personi përgjegjës në rastin e shtatzënës së vrarë. Kemi vetëm një vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e katër zyrtarëve policorë (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare e falsifikim të dokumentit që ka të bëjë me zbatimin e urdhrit-mbrojtës për Hamide Magashin.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se zyrtarët në fjalë ndodhen akoma nën masën e suspendimit dhe kjo masë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore.

Lidhur me rastin, IPK thotë se janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se zyrtarët policorë janë akoma të suspenduar. Rekomandimi për suspendim për këta zyrtarë është dhënë në interes të hetimit dhe si i tillë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img