Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë, Komuna Malishevë.
Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim:
Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.
Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.