0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, Bahtiri thotë se është nisur për në Kosovë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se është nisur për në Kosovë, pas vrasjes së 26 vjeçarit mbrëmë në këtë komunë.

Bahtiri ka shtuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në varrim, pasi ka qenë jashtë Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja. I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja. Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh. Lutem që Allahu i madhërishëm ta shpërblej me xhenet Albertin”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Mbrëmë pas mesnate dy persona sulmuan me thikë një 26 vjeçar. I njëjti nuk arriti të iu mbijetojë plagëve, njoftoi Policia. Sipas PK, dy të dyshuarit në lidhje me rastin janë në kërkim dhe tashmë edhe janë identifikuar.

26 vjeçari u varros sot pas orës 15:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img