Site icon PrishtinaPress

Vrasja e 19 vjeçarit, Haxholli: Serbia për kosovarët është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, është shprehur i shokuar me vrasjen e 19-vjeçarit Shqipron Muqiqi, në territorin e Serbisë.

Ai tha se Serbia, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë.

“Nga Beogradi, Serbia, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti – Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perendim të këtij vendi”, është shprehur ai.

Exit mobile version