1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ngritet aktakuzë ndaj dy të miturve

Gjykata ka ngritur aktakuzë ndaj Elton Kadriut dhe Artiol Abdullahut për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva.

Insajderi ka marrë vesh se të dyve iu është ngarkuar vepra penale “vrasje e rëndë” në aktakuzë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin edhe avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi. I njëjti s’ka dhënë më shumë detaje.

Deri më tani, dy të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img