Site icon PrishtinaPress

Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi merr vendim: Ndalohen telefonat në shkollë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë një vendim pas rastit tragjik në komunën që ai drejton, ku një 18-vjeçar u vra nga dy bashkëmoshatar të tij.

Ai ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës. ❌📲

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024”, njofton Bulliqi.

Exit mobile version