1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 18 vjeçares, Prokuroria: I dyshuari kishte disa raste, përfshirë edhe dyshime për një vrasje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ishte i njohur për prokurorinë e policinë.

Ai ka thënë se ai ka pasur një numër të madh të rasteve dhe ka qenë i dyshuar edhe për vrasje.

Tutje ai tha se për menyren e vdekjes dhe për të gjitha hetimet e tjera pritet që sa më parë të dihen detajet.

Para gazetarve, Jashari bëri të ditur se dy personat e dyshuar për vrasjen e 18 vjecares në Ferizaj kishin edhe aktakuza të tjera.

“Pasi që kemi marr informacionin qysh dje pas orës 15:00, Prokuroria së bashku me hetuesit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për ndriçimin rastit. Deri tash kemi arrestuar një person dhe jemi në kërkim të një personi tjetër. Prokurori i shtetit dhe Policia ka prova të mjaftueshme për të përfshirët në këtë vrasje. Shkaktari i vrasjes ende nuk duhet, ende nuk kemi pranuar autopsinë. Personi D.K. është person i njohur për policinë dhe prokurorinë, si person që ka një numër të madh të rasteve, ka qenë i dyshuar edhe për vrasje. Personi i dytë është A.S. dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për tentimvrasje. Nuk është mbajtur ende shqyrtimi gjyqësor”, ka thënë Jashari.

Dardan Krivaqa 29-vjeçar po kërkohet nga Policia si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img