Site icon PrishtinaPress

Vrasja e 17-vjeçarit në Viti: I dyshuari e theri me thikë në kraharor, flasin nga Spitali i Gjilanit

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në familjen Xhymshiti në Viti. Djali i tyre i mitur u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. I dyshuari A.Haxhiu, 16-vjeçar është arrestuar dhe ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet.

Viktima B.Xhymshiti (emër i njohur për redaksinë), fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë nga plagët që mori si pasojë e goditjes me thikë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku i mituri u dërgua nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti.

Lidhur me rastin është deklaruar për Sinjalin edhe drejtori i spitalit, Arsim Emini, i cili tha se viktima ka pasur plagë shpuese në toraks (kraharor).

“Rasti ka ndodhur në Viti, kurse në spital është sjellë me autoambulancë të QKMF-së nga Vitia, rreth orës 22:15. Viktima ka pasur plagë shpuese në regjionin e toraksit të majtë”, tha Emini për Sinjalin.

Exit mobile version