Të enjten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.
Minimalet do të sillen mes 2 dhe 4 gradë Celsius.
Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius.