13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vranë motrën se ishte moderne, dënohen përjetë dy vëllezër në Gjermani

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg përjetë dy vëllezër afganë për vrasjen e motrës së tyre, pasi ata nuk e mbështesnin stilin e saj modern të jetesës.

34 vjeçarja Maryam H. nënë e dy fëmijëve, u gjet e groposur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë, disa javë pasi ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Berlin në korrik të 2021.

Autoritetet ranë në gjurmët e dy vëllezërve Yousuf dhe Mahdi H. si autorët e dyshuar të krimit të rëndë falë kamerave të sigurisë në një stacion treni ku ata shiheshin duke marrë trenin për në Bavari së bashku me një valixhe të rëndë, ku mendohet se kishin futur trupin e motrës së tyre.

34-vjeçarja u gjet me duar e këmbë të lidhura dhe gojë të mbyllur me ngjitëse dhe sipas ekspertëve ajo ishte mbytur përpara se t’i prisnin fytin.

Sipas gjyqtarit Thomas Gross, dy djemtë rreth 20 vjeç e vranë motrën pasi ajo po largohej shumë prej ndikimit të tyre dhe kishte zgjedhur një jetë moderne. Ata madje nuk e lejonin motrën që të krijonte një lidhje të re pasi ishte ndarë nga burri i saj afgan.

Ndërkohë që mbrojtja argumentoi se Yousuf e vrau motrën aksidentalisht gjatë një debate dhe për këtë arsye Mahdi duhet të lihej i lirë pasi nuk kishte gisht në krim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img