-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Vrajëm” – Policia e gjet të dyshuarin ‘të larë’ në gjak, i’u kërkonte t’a vrisnin

E premtja e 14 prillit shënoi krimin më çnjerëzor të ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Shtëpia e familjes Hyseni në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë, u shndërrua dje në skenë krimi. Kjo pasi që djali i familjes, Urimi, dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës.

Gazeta Sinjali e ka publikuar detaje të rënda se si e ndjera fillimisht u gjet me shenja jete nga kunata e saj, e cila tentoi ta ndalojë Urimin dhe kërkoi ndihmë, por fatkeqësisht nuk arriti ta shpëtojë të ndjerën.

Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. Në katin e parë të shtëpisë u gjet trupi, ndërsa koka e së ndjerës u gjet në një tavolinë në bodrum. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një periudhë të shkurtër dhe i parapriu një situatë e tensionuar mes të ndjerës dhe djalit të saj.

Në ndjekje të raportimit, persona të afërt të familjes Hyseni, të cilët përveç që kanë shprehur dhimbjen e madhe, në kushte anonimiteti kanë treguar për Sinjalin edhe detaje të rënda.

“Kjo ma shkatërroi jetën”- Kush e pa i pari tmerrin në familjen Hyseni në Pejë?

Kanë qenë anëtarët e familjes së gjerë ata që fillimisht kanë vërejtur se në shtëpinë e viktimës, po ndodh diçka e pazakontë. Sipas të afërmeve të tyre, ishte pikërisht kunata e së ndjerës ajo e cila u përballë me skenën e tmerrshme dhe tentoi që ta parandalojë Urimin.

Bazuar në rrëfimin e dëshmitares dhënë familjarëve, posa ka hyrë në shtëpi ka parë gjithë tmerrin që ka ndodhur dhe sipas saj, e ndjera ishte ende me shenja jete, ndonëse i dyshuari, Urimi, po mbante akoma thikën në fytin e saj.

Kunata e Hyrijes u ka komunikuar familjarëve se ka tentuar që ta parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty dhe më pas sipas saj, 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

E thika, e cila fillimisht u largua nga dëshmitarja e rastit, ra sërish në dorën e të dyshuarit, i cili sipas kunatës së të ndjerës, prapë është nisur në drejtim të 58-vjeçares duke bërtitur.

Përveç britmave, fjalët që dyshohet se u dëgjuan në atë shtëpi ishin “kjo ma ka shkatërru jetën…”, akuza të Urimit drejtuar nënën së tij, të cilën e fajësonte për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Dëshmitarja e tmerruar ka dalë nga shtëpia dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe pas pak çastesh, jashtë shtëpisë ka dalë edhe i dyshuari, mëson Sinjali.

“Vrajëm” – Policia e gjet të dyshuarit ‘të larë’ në gjak, kërkonte ta vrasin

Sipas burimeve, Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka hasur në babain e të dyshuarit dhe hallën e tij, të cilët po ashtu janë sulmuar me thikë nga 31-vjeçari. Babai i ka njoftuar Policinë se i dyshuari ndodhet te shtëpia dhe u ka kërkuar që të kenë kujdes nga ai pasi është me thikë në dorë.

Me të hyrë në oborrin e shtëpisë, Urim Hyseni është gjetur i larë në gjak nga krimi makabër që dyshohet të ketë kryer. Sinjali mëson se nga akti i kanibalizmit që kreu, njollat e gjakut i kishin mbetur edhe në gojë.

Në kallëzimin penal të cilin e ka parë Gazeta Sinjali, thuhet se i dyshuari më të parë Policinë dhe pas kërkesës për t’u dorëzuar, u është drejtuar atyre duke u thënë që ta vrasin.

Pas urdhrave të njësitit policor, i dyshuari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar shkurtimisht se ka qenë i shtyrë nga shumë faktorë që të kryejë veprën. Ai nuk ka pranuar që të deklarohet më shumë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri thika dhe një satër (mjet i mprehtë për copëtimin e mishit), të cilat dyshohet se u përdorën për t’i hequr kokën viktimës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img